Tjetër problem me iOS 16, përdoruesit vështirësi me komandat “Copy & Paste”

Apple ka një tjetër problem për të rregulluar në iOS 16. Kompania do të adresojë një shqetësim të përdoruesve të cilët hasën vështirësi me komandat “Copy & Paste” për përmbajtjet mes aplikacioneve të ndryshme, shkruan PC World.

Ndërsa Apple nuk e kishte vënë re problemin gjatë testimeve brenda kompanisë, pranoi se ishte duke u përpjekur për ti dhënë një zgjidhje.

Edhe pse nuk ka një afat, Apple ka filluar testimin e versioneve beta të iOS 16.1 të cilat mund të përmbajnë një rregullim por nuk dihet se kur do të vijë ky version.

Është më i fundit i disa problemeve që prekën iOS 16 që nga debutimi në fillim të muajit. Përdoruesit e iPhone 14 Pro u ankuan për problemet dhe sjelljen e pazakontë të kamerës së pasme gjatë përdorimit të aplikacioneve të palëve të treta si dhe mos përgjigjen e telefonit gjatë transferimit të të dhënave nga një iPhone tjetër.

Madje Apple u detyrua të dërgonte një përditësim për iPhone që nuk aktivizoheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button