fbpx

Vendime nga mbledhja e sotme e Gjykatës kushtetuese në lidhje me Ligjin për marrëdhënie pune

Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme e hodhi poshtë nismën për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 1 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, raporton MIA.

Në nismë, siç informojnë nga Gjykata, ceket se ndryshimi i Ligjit për marrëdhënie të punës, shkelet parimi kushtetuese i barazisë dhe parimi për sundim të së drejtës dhe sigurisë juridike, me ç’rast në rastin konkret, disa veprimtari të caktuara ekonomike dhe joekonomike si shëndetësia, universitetet, gjyqësia janë lënë në situatë të pavolitshme, me çka në mënyrë të ndërmjetme anashkalohet Ligji për marrëdhënie të punës, përkatësisht hapet mundësia me ligj tjetër të rregullohen më ndryshe marrëdhëniet lidhur me ndërprerjen e kontratës për punësim. Parashtruesi thekson se me të gjitha pohimet e lartpërmendura bëhet trajtim i pabarabartë i punëtorëve.

Në mbledhjen e sotme nuk u fillua procedura për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 1 paragrafi 3 nga Ligji për ndryshim të Ligjit për nëpunësit administrativë dhe hidhet poshtë nisma për inicim të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 87 paragrafi 2 i Ligjit për nëpunësit administrativë.

Parashtruesi i nismës thekson se me dispozitën e kontestuar, nëpunësit realizojnë rrogë të ndryshme bazore për punë të njëjtë në vend të njëjtë të punës dhe prandaj në nismë ceket se bëhet shkelje e drejtpërdrejtë e nenit 32 paragrafi 3 nga Kushtetuta i cili mes tjerash parasheh se secili, nën kushte të njëjta, ka qasje drejt secilit vend të punës.

Gjykatësit nuk filluan procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së nenit 22 paragrafi 1 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës. Sipas parashtruesit të nismës, në periudhën kur ishte krijuar neni i kontestuar 22 paragrafi 1 nga Ligji, në nenin 117 paragrafi 4 nga tërësia e Ligjit nuk kanë ekzistuar fjalët: “tek punëdhënësi i njejtë”. Ceket se me dispozitën e kontestuar shtohet përmbajtja e nenit 117 paragrafi 4 i cili as thelbësisht as në përmbajtje nuk i përmban fjalët të cilave u referohet. E tërë kjo sipas parashtruesit është në kundërshtim me nenin 8 apargarfi 1 alinea 3 e Kushtetutës.

Kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave parashtruar nga Zhivko Jaqimovski dhe Radica Jaqimovski përfaqësuar na Benita Beleshkova avokate nga Shkupi, është shtyrë për ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme për shkak të konstatimit të rrethanave shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button