Mobilizimi ishte një lëvizje e parashikueshme dhe tregon dështimet ushtarake të Rusisë, thotë Kievi

Mobilizimi ushtarak rus është lëvizje e pritshme dhe tregon se lufta nuk po shkon sipas planeve të Moskës, tha këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky, Mykhailo Podolyak, duke reaguar ndaj vendimit të shpallur nga Vladimir Putin mëngjesin e sotëm, transmeton Portalb.mk.

“Putini po përpiqet të transferojë fajin për fillimin e luftës së paprovokuar dhe përkeqësimin e situatës ekonomike në Rusi te Perëndimi”, tha Podoljak.

Putin njoftoi këtë mëngjes mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, në përgjigje të ngecjes disamujore në pushtimin dhe kundërofensivës së shpejtë ukrainase, e cila ka arritur në rajonin lindor të pushtuar të Luhanskut. Mobilizimi përshkruhet si i pjesshëm dhe duhet të përfshijë 300.000 rezervistë ushtarakë.

“Lëvizje absolutisht e parashikueshme, e cila duket më shumë si një përpjekje për të justifikuar dështimin e saj. Lufta është e qartë se nuk po shkon sipas skenarit të Rusisë dhe për këtë arsye Putini po vendos për vendime jashtëzakonisht jopopullore”, tha Podoljak në reagimin e parë të Kievit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button