Kovaçevski me kolegët ballkanikë në drekë me Borrellin: Do të arrijmë të kalojmë dimrin më të vështirë që na pret

Cilat janë opsionet për tejkalimin e krizës energjetike, ishte tema e diskutuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kolegët e tij nga Ballkani në drekë pune të organizuar nga nënkryetari i Komisionit Evropian (KE), Josep Borrell, në Nju Jork ku po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Portalb.mk.

Pas drekës së punës, kryeministri doli me bindjen se beson se së bashku do të mund të japin mbështetje për të kapërcyer dimrin e ardhshëm, i cili është një nga më të vështirët që na pret për shkak të krizës energjetike.

“Shfrytëzuam rastin për të parë opsionet për tejkalimin e krizës energjetike dhe se si në kohë krize ata që mund të mbështetemi janë fqinjët tanë. Zhvillimi dhe progresi i secilit prej vendeve të rajonit është i lidhur ngushtë, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkërisht të përkushtuar për të njëjtin qëllim. Përpjekjet tona për ta përballuar krizën së bashku janë të vazhdueshme dhe besoj se me vendet e rajonit do të japim mbështetje për të kaluar një nga dimrat më të vështirë që na pret”, thotë Kovaçevski.

Përveç Kovaçevskit, në drekën e punës me Borrelin morën pjesë edhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Vjosa Osmani, kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Driton Abazoviq dhe Edi Rama, si dhe anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinë, Shefik Xhaferoviq.

Ky takim pasoi hapjen e Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të OKB-së. Delegacioni nga Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga Kovaçevski, pjesë e të cilit janë shefi i diplomacisë Bujar Osmani, ambasadori i vendit në OKB, Lubomir Fërçkovski dhe këshilltari i kryeministrit për punë të jashtme, Edmond Ademi.

Sipas agjendës, Kovaçevski sot është paraparë të mbajë fjalim në takim me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës për të drejtat e pakicave, ndërsa më 24 shtator do të flasë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork ai do të ketë edhe disa takime dypalëshe dhe ligjërata në Universitetin e Kolumbias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button