Mbështetje financiare për RMV-në nga BE-ja për mbrojtje të natyrës

Të mërkurën, më 21 shtator 2022, në orën 11:00, në Malin Sharr, Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të prezantojnë ndihmën financiare të dhënë nga Bashkimi Evropian për mbrojtje më të mirë të natyrës, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetja financiare e BE-së për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e dyfishtë. Nga njëra anë, ajo ka për qëllim ta afrojë legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e natyrës me të ashtuquajturën Direktiva për Habitatet dhe Direktivën për Zogjtë të Bashkimit Evropian. Kjo do të mundësojë që më shumë se 20 zona me specie dhe habitate të vlefshme të vlerësohen dhe identifikohen shkencërisht si zona potenciale të Natura 2000. Zgjedhja e vendeve bazohet në kritere shkencore dhe objektivat e ruajtjes janë të përcaktuara qartë”, thuhet në kumtesën  BE-së.

Qëllimi tjetër, thonë nga BE, është harmonizimi i plotë i legjislacionit kombëtar me Rregulloren dhe Konventën e BE-së për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES) të Faunës dhe Florës së Egër. Tregtia me faunën dhe florën e egër është e larmishme, duke filluar nga kafshët dhe bimët e gjalla e deri te produktet që fitohen prej tyre, përfshirë produkte ushqimore, artikuj lëkure, lëndë druri dhe ilaçe. Një tregti e tillë kalon kufijtë midis vendeve, për të cilat kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar për të mbrojtur specie të caktuara nga mbishfrytëzimi. CITES e bën tregtinë ndërkombëtare të specieve të zgjedhura objekt të disa kontrolleve dhe një sistemi licencimi.

“Me ngritjen e mbrojtjes kombëtare të natyrës deri në standardet e BE-së do të sigurohet mbijetesë afatgjate të specieve dhe habitateve më të vlefshme dhe të kërcënuara të Europës, si dhe të kafshëve dhe bimëve të egra. BE-ja mbështet procesin në planin afatgjatë, me ndihmën e ofruar deri më tani në vlerë prej mbi 1 milion € (faza 1) dhe 1.88 milion € shtesë (faza 2) për të fuqizuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që t’i rrisë kapacitetet për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm të natyrës së pasur të Maqedonisë së Veriut, si në aspektin ekologjik ashtu edhe atë ekonomik. Me këto fonde të BE-së, së bashku me bashkëfinancimin prej 15% të siguruar nga buxheti i shtetit zbatohet Marrëveshja e Gjelbër e BE-së dhe prioritetet e vendosura drejt ruajtjes së natyrës”, thuhet njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button