Biden shprehu mbështetje të palëkundur për Kosovën, deklaroi Osmani pasi u takua me Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shprehur mbështetje të palëkundshme për Kosovën, raportoi Koha.net. Ajo përmes një postimi në Facebook, të hënën, ka shkruar se gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, në emër të Kosovës i ka shprehur Bidenit mirënjohje të palëkundur.

Ajo ka takuar Bidenin gjatë ceremonisë.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar ajo.

Osmani po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar ku po merr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, mes shumë liderëve botërorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button