Rusia mund të nxisë tensione në Gjermani me anë të dezinformatave

Politikani gjerman Konstantin von Notz ka deklaruar se kriza e energjisë mund të jetë një shkas i përdorur nga Rusia, për të nxitur trazira sociale në Gjermani, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Sipas Konstantin von Notz, Rusia mund të përdorë si metodë fushatat në mediat sociale dhe dezinformimin, që të nxisë tensione në Gjermani.

“Gjendja është pa dyshim e vështirë. Javët e fundit kanë treguar, se Gjermania është e cënueshme nga ndikimi rus.”,  tha von Notz nga partia Të Gjelbrit/Aleanca90 në Bundestag.

Koha për paralajmërim nuk është e rastësishme. Gjithnjë e më shumë qytetarët gjermanë ndjejnë efektin e çmimeve shpërthyese të energjisë, pasi Moska si hakmarrje për sanksionet perëndimore ka ndalur furnizimet me gaz. Deri më tani sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë mbështeten nga shumica në Gjermani. Por autoritetet e sigurisë tremben se Rusia dimrin e ardhshëm do të përpiqet, që të nxisë frikën për ngushtica në furnizimin me gaz dhe artikuj ushqimorë, për të ndezur kështu më shumë rezistencën kundër masave sanksionuese.

“Shërbimet tona informative vërejnë prej kohësh që aktivistë prorusë organizojnë fushata në rrjetet sociale si Telegram, me qëllim ndikimin negativ të diskursit publik dhe përçarjen e shoqërisë sonë. Ne jetojmë në kohë, kur duhet të jemi shumë të vëmendshëm.”, tha von Notz në Bundestag.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button