RMV, 3 të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19 në tri ditët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tre ditët e fundit (16.09 – 18.09.2022) nga ku rezulton se prej 1.216 të testuarve kanë rezultuar 173 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 173
  • Riinfektime: 46
  • Të vdekur: 3
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 186
  • Testime: 1.216

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 673. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 342.248
  • Të shëruar: 332.051
  • Të vdekur: 9.524
  • Testime: 2.162.814

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button