Mariçiq: Reforma në administratën publike është e rëndësishme për përparimin drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, sot në fjalimin e tij hyrës të skriningut sqarues për reforma në administratë publike, theksoi se kjo fushë, do të jetë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe një sfidë në klasterin Themele, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën përpara nesh do të duhet patjetër që të drejtohen kah plotësimi i kërkesave evropiane dhe standardeve në reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e profesionalitetit të nëpunësve shtetëror”, tha Mariçiq, duke shtuar se profesionaliteti i administratës publike është e rëndësishme, si për plotësimin e obligimeve të rrugës evropiane, ashtu edhe për krijimin e administratës e cila në mënyrë cilësore do t’u shërbejë nevojave të qytetarëve.

Sipas tij, tani reforma në administratën publike është e definuar në mënyrë speciale si fushë dhe është pjesë nga bazat e klasterit Themele, vetëm tregon për rëndësinë që do ta ketë në tërë këtë proces.

“Ne jemi mirë të vetëdijshëm se do të jetë me rëndësi thelbësore për dinamikën e bisedimeve si tërësi. Modernizimi dhe përmirësimi i administratës publike dhe shtetërore duhet që të llogaritet si bazë për tërë sektorin publik nga i cili varet zhvillimi në çdo shoqëri demokratike”, theksoi Mariçiq.

Ndryshe, nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE mbahen takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha. Të gjitha këto takime zhvillohen në Bruksel, përveç takimit për kapitullin e Statistikat që u mbajt në Luksemburg.

Pas përfundimit të pjesës shpjeguese të skriningut për grupin e parë të negociatave me BE-në deri më 27 të këtij muaji, në periudhën nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do të bëhet skriningu bilateral, gjegjësisht proces në të cilin Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi maqedonas do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button