U lokalizua zjarri në të cilin u dogjën baraka të vjetra në qendër të Shkupit përballë DAP-it (Video)

Paraditën e sotme ka rënë një zjarr në afërsi të Kombinatit të duhanit, përballë Drejtorisë së të Ardhurave Publike, transmeton Portalb.mk.

Nga aty thonë se barakat e vjetra të braktisura po digjen dhe se janë njoftuar të gjitha autoritetet përkatëse. Zjarri tashmë është nën kontroll.

This slideshow requires JavaScript.

Bëhet fjalë për një zjarr në një narakë ngjitur me një zonë ndërtimi në bulevardin 11 Oktomvri, pranë barnatores Bilna, gjegjësisht përballë ndërtesës së ZOIL. Para objektit të djegur janë të lokalizuara dyqane për këpucë dhe objekte të tjera për shitje.

Në rrejtin social Twitter janë shfaqur pamje nga zjarri:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button