RMV, është rritur turizmi në gjysmën e parë të vitit

Turizmi në vend në tre-mujorin e dytë të vitit është rritur ndjeshëm. Kështu thotë Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski. Sipas tij fluksi i devizave në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 është rritur me 46% dhe arrin në më shumë se 106 milionë dollar, transmeton Portalb.mk.

Janevski njoftoi se hyrja e devizave në dy tremujorët e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë rritur me 20%.

“Mund të arrijmë qëllimin për vitin 2022 në turizmin maqedonas: mbi 400 milionë dollarë, më shumë se 2,6 milionë fjetje”, tha Janevski.

Kujtojmë që vendi viteve të fundit gjithnjë e më shumë vizitohet nga turistët e huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button