Mbaroi ceremonia 10 orëshe, mbretëresha Elizabeth II prehet në Windsor

Arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Westminster Abbey, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona. Pas rreth një ore shërbim, arkëmorti ishte në Wellington Arch, transmeton Portalb.mk. Më pas ceremonia mortore u zhvendos në Kështjellën Windsdor për një shërbim më privat. Në fundin e ceremonisë së dytë fetare në Windsor, arkëmorti i Mbretëreshës Elizabeth II u ul në Royal Vault, dhoma funebre e Kapelës së Shën Xhorxhit, në kështjllen Windsor.

Në pllakën prej mermeri në varrin e mbretëreshës shkruan: Elizabeth II 1926-2022.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth

Trupi i mbretëreshës është bartur me të njëjtën karrocë që janë bartur mbretërit Eduard VII, Xhorxh V dhe Xhorxh VI, si dhe Çërçillin. Në ceremoni morën pjesë 500 liderë dhe monarkë botërorë, nga presidenti amerikan Biden deri te kryeministri i Ishujve Kuk, Mark Brown. Pothuajse e gjithë familja mbretërore ka qenë e pranishme, me përjashtim të stërnipit katërvjeçar të Mbretëreshës, Louis.

Ka pasur shtatë grupe të cilat e kanë shoqëruar arkivolin, secila prej tyre është përbërë nga anëtarë të forcave të armatosura.

Sot mbaron edhe zia kombëtare e cila zgjati 17 ditë që nga vdekja e saj.

Ky ishte funerali i parë shtetëror në Britani që nga vdekja e Winston Churchill në vitin 1965, i pari nga 15 kryeministrat britanikë gjatë epokës së Elizabetës.

Funerali u transmetua në më shumë se 200 vende dhe territore, si dhe në ekranet e mëdha në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në funeralin e Mbretëreshës mori pjesë edhe presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski së bashku me bashkëshorten e tij.

Presidenti me bashkëshorten janë në Londër ku dje pasdite morën pjesë në sallën Westminster për të nderuar arkivolin e mbretëreshës.

Presidenti nënshkroi edhe librin e ngushëllimit.

“Unë dhe gruaja ime nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II përpara ceremonisë së varrimit të nesërm në Westminster Abbey”, shkroi dje Pendarovski.

Kujtojmë që Mbreti i ri britanik prej 9 shtatorit është Charles III.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button