RMV, brenda dy viteve pritet të ketë Agjenci për Siguri Kibernetike

Maqedonia e Veriut në dy vitet e ardhshme pritet të bëhet me Agjenci për Siguri Kibernetike e cila do të merret me parandalimin e sulmeve kibernetike të mundshme. Këtë e ka konfirmuar për Alsat. Këtë për televizionin Alsat e konfirmoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, transmeton Portalb.mk.

Ministri theksoi i se ekipet në ministrinë që drejton ai, janë duke punuar në përgatitjen e projekt-ligjit.

Aliti tha se kjo agjenci do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë por do të funksionojë si trup i pavarur i sigurisë.

“Jemi duke punuar në atë drejtim që brenda dy viteve të ardhshme të kemi një Agjenci për siguri kibernetike në nivel të shtetit, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë nën menaxhimin e ministrisë por sërish do të jetë trup i pavarur i sigurisë, i cili do ta ketë si për detyrë preventivën ndaj sulmeve të mundshme kibernetike”, tha Aliti.

Kujtojmë që javën e kaluar cak i hakerëve u bë ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e cila ende është jashtë funksionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button