Nesër do të zhvillohet kryendeshja e javës së VIII-të ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit, ndërsa Struga pret Tikveshin

Liga e Maqedonisë së Veriut në kuadër të javës së VIII-të do të përballë ekipin e Shkëndijës me ekipin e Shkupit, dy ekipet që tentojnë për titull, por që sivjet nuk e kanë filluar mirë kampionatin, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar prej orës 15:00, në Stadiumin e Tetovës do të fillojë ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Vendasit do të udhëhiqen nga trajneri Qatip Osmani, i cili sot u kthye përsëri në stolin e Shkëndijës.

Struga në kohë të njëjtë do të përballet me ekipin e Tikveshit, ndërsa Rabotniçki do të pret Pobedën.

Një ditë më vonë, ekipi i Skopjes duke filluar prej orës 15:00 do të përballet me ekipin e Bregallnicës, ndërsa Sileksi do të jetë e lirë pasi ishte planifikuar te luajë me Renovën, e cila u largua nga kampionati.

Ndryshe, në Ligën e Parë po udhëheqë Struga Trim&Lum me 21 pikë nga 7 ndeshje, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e tretë me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, në po aq ndeshje Shkupi ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Federata e Futbollit në Maqedoni sot ka përzgjedhur kundërshtatët e Kupës së Maqedonisë së Veriut për fazën e 1/8 së finales:

Struga Trim&Lum – Rabotniçki

Bregallnica – Pelister

Vardar – Fortuna

Akademija Pandev – Luboten

Pobeda – Makedoniga Gj.P.

Shkupi – Voska

Shkëndija – Skopje

Tikvesh – Sileks

Ndeshjet do të zhvillohen më 5 tetor nga ora 14:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button