Maqedonia e Veriut do të marrë 50 milionë euro kredi për të rregulluar ujësjelljësin dhe kanalizimin

Nevojat e qytetarëve për ujë të pijshëm dhe kanalizim pritet të plotësohen përmes 50 milionë eurove të marra kredi, propozim i cili sot u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Projekti për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut përfshin: rehabilitimin, modernizimin dhe zgjerimin/ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, sistemeve të kanalizimeve atmosferike dhe masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet, si dhe për furnizim të pajisjeve të specializuara për mirëmbajtje”, raportoi Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, e cila planifikon realizimin e projekteve.

Mjetet për realizimin e këtyre projekteve janë marrë hua nga Banka Evropiane për Investime, ndërsa planifikohet shpërndarja e tyre në të gjitha komunat për të siguruar ujë të pastër për të gjithë banorët në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button