Çekia dëboi diplomatin e lartë nga puna, pasi bashkëpunonte me shërbimet ruse

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky dëbon nga puna një diplomat të lartë çek, si i  dyshuar për bashkëpunim me shërbimin rus të inteligjencës, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Jan Lipavsky në një deklaratë të tij konfirmon lajmin duke thënë se ka vendosur të marrë masa ndaj këtij punëtori, i cili ka bashkëpunuar me një fuqi të huaj dhe se ai nuk do të punojë më në ministri.

“Nuk do të bëj komente tjera për çështje të sigurisë”, ka thënë ai.

E përditshmja çeke, Denik N, ka thënë se ky burrë ka punuar për ministrinë prej viteve 1990 dhe ka qenë i angazhuar edhe nëpër ambasada.

Sipas saj, në kohën kur ai ka qenë në një shtet afrikan, diplomati është takuar me një çift rus që e ka rekrutuar për të punuar në SVR.

Në raportin vjetor për aktivitetet e huaja në tokën armë, autoritetet çeke kanë përsëritur disa herë se Rusia është një prej kërcënimeve më të mëdha.

Deri më tani, Praga ka ndarë 154 milionë dollarë amerikanë si ndihmë ushtarake për Kievin, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Përndryshe, Jan Lipavsky njihet si njëri prej politikanëve më të zëshëm ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe që lobon vazhdimisht në favor të kësaj të fundit.

Më 1 prill të këtij viti, ministri Lipavsky duke marrë shkas agresionin që ushtrohej ndaj popullit ukrainas, shkroi një Tweet, ku iu drejtua diplomatëve rusë që të largohen nga vendi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button