Xhaferi: Kam respektuar tërësisht Kushtetutën, nuk kam krijuar precedent

Kam respektuar tërësisht Kushtetutën si organin më të lartë juridik. Kompetencë e kryetarit të Kuvendit është që të shqyrtojë rregullshmërinë e iniciativave. Jam i obiguar ta kem parasysh thelbin. Le të paraqedin kallëzim penal. Edhe paraprakisht kanë paraqitur kallëzime penale kundër vendimeve të mia dhe të gjitha vendimet janë në favor timin, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një emision në TV 24, në lidhje me refuzimin e iniciativën për referendumin e VMRO – DPMNE-së, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i Kuvendit e shqyrton rregullshmërinë e iniciativës dhe të gjithë mendojnë se e interpretojë Kushtetutën. Si kategori kushtetuese, dy rregullore janë të rëndësishme për punën e Kuvendit, Kushtetuta dhe Rregullorja. Jam i obliguar ta kem parasysh thelbin”, tha Xhaferi.

Ai është decid se ka respektuar tërësisht Kushtetutën si organin më të lartë juridik apo rregullativë të cilës i nënshtrohen të gjitha aktet tjera dhe nuk ka krijuar asnjëfarë precedenti.

“Nuk krijoj precedent, por unë si kryetar i Kuvendit dëshmoj edhe njëherë se në bazë të deklaratës time të parë nga viti 2017 se nuk do të lejojë të uzurpohet institucioni Kuvend dhe nuk varem nga asnjë vendim politik cilido qoftë. Nëse kanë problem në aspektin se nuk guxoj ta them unë atë, por duhej Gjykata Kushtetuese, çdo qytetar ka të drejtë të kontestojë njoftimin tim. Unë e zbatoj Kushtetutën. Unë jam i bindur që një çështje që nuk është e lejuar, nuk guxoj ta lëshoj në procedurë”, tha ai.

Ndryshe,VMRO-DPMNE propozon mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Për këtë u dorëzua edhe nismë në Kuvend nga ana e kësaj partie. Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshkrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të martën njoftoi se i ka dërguar letër kryeopozitarit Hristijan Micskoski në lidhje me nismën e tij për mbajtjen e Referendumit në gjithë vendin, ku thuhet se e njëjta nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theksuan që marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, nuk mund të ndryshohen me ligj.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve me BE-në ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button