Regjisorja Kaltrina Tefiku me premierën e “Lavirja e denjë për respekt” në Teatrin e Kumanovës

Shtatori e gjeti Maqedoninë e Veriut me plot ngjarje kulturore. Mbrëmë në Teatrin Shqiptar të Kumanovës u mbajt premiera e shfaqjes Lavirja e denjë për respekt” në regji të Kaltrina Tefikut. Në një intervistë për Portalb.mk, foli Kaltrina për shfaqjen e mbrëmshme.

E re në moshë, por me një entuzazëm të madh për profesionin e saj. Kaltrina deri më tani ka korrë suksese në disa qytete të Maqedonisë së Veriut me shfaqjet e saj. Karriera e saj nisi në Tetovë, duke vazhduar në Gostivar, më pas në Shkup dhe e fundit në Kumanovë.

Gjatë provave të shfaqjes Kaltrina ka qenë e befasuar me profesionalizmin e aktorëve në Kumanovë. Ajo u ndje shumë e mirëpritur nga ata dhe kjo e ka bërë që puna të ecte edhe më lehtë. Përkrahja e njëri-tjetrit ka bërë që provat e shfaqjes të shkojnë shumë qetë dhe lehtë.

This slideshow requires JavaScript.

Shfaqja e mbrëmshme e ngjalli publikun kumanovar. Kjo dramë është e shkëputur nga vepra e një dramaturgu dhe filozofi françez gjatë viteve 50’ dhe 60’ në Amerikë. Kaltrina e ka përshtatur këtë dramë me politikën e shtetit tonë.

“Përmes lojës së aktorëve dhe përmes ndërhyrjeve dramaturge fokus kryesor i kam dhënë moralit. Ku për të shpëtuar një njeri shumë të afërt nga një njeri i cili e udhëheq shtetin, arrin deri në një shkallë ku ndodhin shumë gjëra që nuk janë moralisht të denja për të ndodhur. Vepra kalon në temë politike, por në mënyrë shumë të fshehur.” u shpreh Kaltrina.

Aktorët të cilët luajtën në shfaqjen “Lavirja e denjë për respekt” ishin: Egzona Saliu nga Presheva, Musa Jusufi, Qazimedin Nuredini dhe Mendim Murtezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button