Portugalia heton shitjen në “dark web” të dokumenteve të klasifikuara të NATO-s

Prokuroria publike e Portugalisë po heton një sulm kibernetik kundër Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, në të cilin dokumentet e klasifikuara të NATO-s u nxorrën dhe u vendosën në shitje në ‘dark web’, tha të martën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Krijimi i një hetimi është konfirmuar. Ai drejtohet nga zyra e prokurorit publik të Departamentit qendror të hetimit dhe Prokurorisë (DCIAP),” i tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për partnerin mediatik të EURACTIV, Lusa.

Sipas gazetës portugeze Diario de Noticias, qeveria u informua për situatën javën e kaluar nga shërbimet e inteligjencës amerikane, nëpërmjet ambasadës në Lisbonë, përmes një komunikimi që thuhet se i ishte bërë drejtpërdrejt kryeministrit António Costa në gusht.

E njëjta gazetë përmendi se ky rast u konsiderua “jashtëzakonisht serioz” dhe se spiunët kibernetikë amerikanë kishin zbuluar “për shitje në “dark web” qindra dokumente të dërguara nga NATO në Portugali, të klasifikuara si sekrete dhe konfidenciale.

Ministria e Mbrojtjes tha se tashmë po hetonte “të gjitha shenjat e një shkeljeje të mundshme të sigurisë kompjuterike” dhe pretendoi se “ndjeshmëria” e procedurave nënkuptonte se komentet e mëtejshme nuk ishin të përshtatshme.

Në një deklaratë, ministria tha se hetimet kryhen nga Zyra e Sigurisë Kombëtare, “me të cilën Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura punojnë në koordinim të ngushtë”.

Ndër funksionet e Zyrës së Sigurisë Kombëtare është të “sigurojë mbrojtjen e informacionit të klasifikuar brenda kornizës kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat Portugalia është palë” dhe të ushtrojë “funksionin e autoritetit të akreditimit për personat fizikë ose juridikë për të hyrë dhe trajtuar informacionin e klasifikuar. .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button