Antikorrupsioni ndjek se çfarë ndodh te “Ujësjellësi”, Ivanovska thotë se administrata është e gjymtuar dhe plot me keqpërdorime

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit, në emisionin 24 analiza tregon se Komisioni kundër korrupsionit është duke e monitoruar situatën ndërmjet qytetit të Shkupit dhe “Ujësjellës dhe Kanalizime” dhe do të presë të përfundojë procedura e tenderit që të kenë lëndë të formuar, transmeton Portalb.mk.

“Tani për tani janë më shumë lojëra partiake mes tyre dhe nëse ka diçka shtesë do të reagojmë. Tenderin në KShZ e shqyrtojmë nga ana jonë dhe paralelisht me ne punon edhe Enti shtetëror për auditim. Pritet të përfundojë shumë shpejt me intervistën me personat përgjegjës në KSHZ dhe sapo t’i përfundojmë do të dalim publikisht. Lëndë interesi është nëse ajo që është rënë dakord është dorëzuar. Do të bisedojmë edhe me Dashtevskin. Përsa i përket keqpërdorimit me punësimin, kemi pasur abuzim me mënyrën e shpalljes së konkursit, shpërdorim të diskrecionit në kuptimin e shpërdorimit të intervistës dhe sesi personi përgjegjës ka vendosur që në vend të parë të dalë një person i dobët me pikë, ndërsa tjetri me më shumë pikë të pezullohet. Ka edhe abuzime me punësimin ku dikush firmos me kombësi tjetër. Nuk mund që në një minut të ndryshohet ndienjën dhe për një vend pune të paraqitet si rom dhe për ndonjë tjetër si turk, shqiptar. Rruga për të dalë nga kjo krizë mund të ndihet duke rritur produktivitetin e punës dhe kjo është e mundur vetëm nëse specialistët bëjnë punën e tyre. Kemi një administratë të gjymtuar”, tha Ivanovska.

Qyteti i Shkupit dy ditë më parë shkarkoi Zlatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizim, për shkak, sip thonë nga Qyeteti, arbitraritetit dhe sjelljes së papërshtatshme në procedurën e tenderit milionësh.

Nga kabineti i kryetares Danella Arsovska thonë se  arsyeja e shkarkimit është ndikimi i tij në një procedurë tenderi të kontestuar për ndërtimin e një impianti për pastrimin në vlerë prej 136 milionë euro, mjete të siguruara nga BERZH dhe BEI.

“Velkovski u shkarkua të premten së bashku me u.d drejtor i NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup Zllatko Perinski për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të pahijshme në procedurën për zgjedhjen e një tenderi milionësh”, thonë nga zyra e Arsovskës.

Perinski është anëtar i kuadrit të VMRO-DPMNE-së dhe deri në emërimin e drejtorit ishte shef i zyrës së Hristijan Mickoskit. Në kohën e Nikolla Gruevskit, ishte drejtor i sallës Boris Trajkovski.

Tenderi për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza është shpallur gjatë mandatit të kryetarit të komunës Petre Shilegov. Tenderi është hapur në mars të këtij viti dhe siç tha atëherë drejtori Perinski, janë pranuar dy oferta të cilat duhet të shqyrtohen dhe vlerësohen në 6 muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button