U zbardh telefonata 90 minutëshe mes Scholz dhe Putinit

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin sot gjatë një bisede telefonike me të që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur, tha qeveria gjermane, raporton ABC.

Gjatë bisedës telefonike 90-minutëshe, Scholz theksoi nevojën për garanci për sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhia të Ukrainës dhe i kërkoi Putinit të vazhdojë të zbatojë plotësisht marrëveshjen e eksportit të grurit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, tha përfaqësuesi Stephen Hebstreit.

“Kancelari theksoi se çdo hap i mëtejshëm aneksimi nga ana e Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha Hebstreit në deklaratën e tij, duke shtuar se Scholz dhe Putin ranë dakord të qëndrojnë në kontakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button