RMV, thirrje me mbi 6 milionë denarë për grante për shoqatat për realizimin e iniciativave inovative

Me shumë totale prej 6.600.000 denarë përmes projektit të Qeverisë së Zvicrës “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), në partneritet me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCMS), shpall thirrje për grante për iniciativa inovative, transmeton Portalb.mk.

“Iniciativat inovative të propozuara, duhet të identifikojnë një problem në komunitet për të cilin është premtuar zgjidhje ose, zgjidhje për çdo realizim të premtuar (në programin zgjedhor) nga pushteti lokal dhe/ose është përfshirë në programin aktual të vetëqeverisjes lokale dhe të mobilizojë komunitetin për t’i përkujtuar autoriteteve lokale në lidhje me premtimet që kanë dhënë. Duhet të fokusohen në çështje lokale, zgjidhja e të cilave është në kompetencën e pushtetit lokal. Të gjithë të interesuarit për Thirrjen i ftojmë në sesion informues online që do të mbahet më 14 shtator nga ora 12:00” – thonë nga IFES dhe MCMS.

Organizatat civile formalisht mund të dorëzojnë aplikacione, ndërsa kërkesa për grant duhet të jetë në shumën maksimale prej 300.000 denarë.

Aplikantët e kësaj thirrje duhet të kenë parasysh se do të konsiderohen të kualifikuar nëse dërgojnë vetëm një aplikim jo më vonë se data 30 shtator.

Deri më tani janë realizuar iniciativa të ndryshme nga të gjitha rajonet e vendit.

Iniciativa e mobilizatorit Ardonit Ismaili me titull “Sharri- Shtëpia jonë natyrore” ia arriti qëllimit të rrisë vetëdijen e qytetarëve dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e kësaj pasurie natyrore si dhe rëndësinë e mekanizmave institucionalë për ruajtjen e saj..

Një nga iniciativat është edhe ajo e mobilizatores Despina Kovaçevska, e titulluar “Kemi diçka të tillë”, përmes së cilës përkujton pushtetit qendror në lidhje me premtimin e dhënë për restaurimin e akuaduktit në Shkup.

“Mbështetje për reformat zgjedhore” është projekt i Qeverisë Zvicerane, i zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES). Projekti synon procese zgjedhore më gjithëpërfshirëse dhe demokratike të menaxhuara nga organizimi i përforcuar i zgjedhjeve, të cilat vëzhgohen nga afër nga qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button