fbpx

Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin e BE-së: RMV-ja të mbajë ritmin gjatë rrugës për në BE

Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin dhe për Vendet Negociuese për Anëtarësim në BE (COELA) sot filloi vizitën e punës në Maqedoninë e Veriut e cila do të zgjas edhe nesër. Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me delegatët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Grupin e punës të Këshillit të BE-së, i ngarkuar për zgjerimin dhe vendet negociuese për aderim (COELA), i udhëhequr nga Javurek Leosh dhe të shoqëruar nga ambasadori i BE-së në vend, David Gir, transmeton Portalb.mk.

Në takim u vlerësua se ky është moment i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si hap i parë pas hapjes së negociatave me BE-në në korrik të këtij viti, në Bruksel, ndërsa në prag të fillimit të nesërm të procesit të skriningut për aderim e vendit tonë në Bashkimin Evropian, praktikisht hapet kapitull i ri në procesin e integrimit europian të vendit.

Mesazhi që u dërgua në takimin e sotëm, nga përfaqësuesit e Grupit të punës COELA, është se vendet anëtare të BE-së inkurajojnë procesin e mëtejshëm të rrugës së vendit tonë drejt BE-së dhe se qëndrojnë fortë pranë vendit tonë, me qëllim të realizimit dinamik të hapave të mëtejshme në kuadër të procesit të skriningut dhe në procesin e negociatave, deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se pas 17 vitesh status kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund merr vëmendjen dhe vendin e merituar në BE.

“Në kuadër të angazhimeve  të përbashkët për të dhënë rezultate të shpejta dhe cilësore në procesin e integrimeve evropiane, do të punojmë me të gjitha palët e interesuara politike dhe sociale në vend”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Qeveria është e gatshme të tregojë rezultate të dukshme në avancimin e proceseve reformuese dhe se për këtë është e nevojshme përfshirja e të gjitha palëve të interesuara, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të Unionit dhe Komisionit Evropian.

“Është absolutisht e rëndësishme që ne të kemi një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit dhe që opozita të luajë një rol konstruktiv në përmbushjen e objektivit tonë strategjik për anëtarësim të plotë. Aktualisht jemi duke i funksionalizuar të gjitha organet e strukturës dhe paralelisht Sekretariati për Çështje Evropiane është duke punuar në zhvillimin e udhëzimeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha organet”, tha Mariçiq.

Ministri Osmani konstatoi se vendi lëviz drejt një kapitulli të ri të integrimeve evropiane, me takimin e sotëm me Grupin e punës KOELA, në kuadër të procesit negociues dhe se ky është moment i rëndësishëm për të ardhmen e mirë të qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi u përmbyll me konstatimin se zgjerimi i BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor duhet dhe do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme, si për vendin tonë, ashtu edhe për vendet e rajonit dhe për vetë Bashkimin Evropian.

Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Nacional për Eurointegrime ka zhvilluar takim me Grupin e punës së Këshillit të BE-së. Kryetari i Grupit Punues të Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerim vlerësoi që kjo është një fazë e re dhe një moment i ri në procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut.

Grupi Punues gjithashtu ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, i cili shpreson se do të vijojë një bashkëpunim i suksesshëm dhe i frytshëm, si edhe përfundim i suksesshëm i negociatave që pon kah anëtarësimi i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

COELA është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate që po negociojnë anëtarësimin e tyre në BE.

COELA kryesohet nga Presidenca e radhës e Këshillit të BE-së ndërsa në pjesën e dytë të vitit 2022, ky Grup Punues kryesohet nga një diplomat nga Misioni i Përhershëm i Republikës Çeke në BE.

Kjo është vizita e parë e punës e COELA-s në vend, e cila vjen si rezultat i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022. Më 15 shtator zyrtarisht dhe fillon procesi i azhurimit të skriningut RMV-BE.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në sot niset për në Bruksel, para fillimit të nesërm të procesit të shqyrtimit dhe hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

COELA do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, të kryesuar nga deputeti Aleksandar Nikoloski dhe Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, të kryesuar nga deputeti Arbër Ademi, më 14 shtator në Kuvend. Delegatët nga COELA do të shkëmbejnë mendime edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare.

Republika Çeke mori presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia.

Vetëm gjatë kryesimit të Francës me BE-në, u arrit të ketënjë lëvizje në rrugën eurointegruese të vendit dhe Shqipërsië fqinje.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button