fbpx

Nëpërmjet një loje të rrejshme shpërblyese të marketit Lidl, merren të dhënat personale të qytetarëve

Për ta bërë lojën shpërblyese më të besueshme, është krijuar një faqe ku keqpërdoret emri dhe logo e Lidl. Kjo faqe false nuk është faqja zyrtare e Lidl në Facebook, edhe pse ka të njëjtin emër. Lidl nuk ka hapur ende dyqan në Maqedoninë e Veriut, kështu që nga atje as nuk mund të organizojnë lojëra shpërblyese, transmeton Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook (ndërkohë i fshirë) përmes një teksti fals dhe premtimit për dhënien e kuponave falas nga marketet Lidl, keqinformon përdoruesit e rrjetit social dhe manipulon me ta, për të mbledhur të dhënat e tyre.

Në postim thuhet:

“Sot kemi një lojë për ju. Ne po dhurojmë kupona falas dhe dhurata të tjera për 500 persona të përzgjedhur. Zgjidhni muajin tuaj të lindjes dhe do të merrni një dhuratë sipas muajit tuaj të lindjes. Bëjeni këtë me vetbesim. Sigurisht. Mos e merrni lehtë. Ndoshta është radha jote. Koha juaj fillon tani”.

Postimi në lidhje me këtë lojë shpërblyese është i rremë dhe është bërë viral, me 369 shpërndarje, mbi 1000 komente dhe 283 pëlqime në kohën e shkrimit të këtij recensimi. Për ta bërë lojën shpërblyese të duken më e besueshme, u krijua një faqe ku u keqpërdor emri dhe logoja e Lidl. Kjo faqe false nuk është faqja zyrtare e Lidl në Facebook, edhe pse ka të njëjtin emër.

Postimi përdor gjithashtu foto të dyqaneve Lidl, duke gënjyer përdoruesit e Facebook se do të marrin kupona për të blerë produkte falas. Në komentet nën postim, përdoruesit shkruajnë muajin e tyre të lindjes dhe administratori i paidentifikuar i faqes së rreme në Facebook lë udhëzime shtesë nën çdo koment:

“Klikoni butonin “Regjistrohu” në faqen kryesore për të plotësuar të dhënat tuaja”.

Lidl ende nuk ka hapur dyqan në Maqedoni, megjithëse njoftime të tilla ka pasur që nga shkurti i vitit 2021. Rrjeti tregtar gjerman “Lidl” regjistroi kompaninë e tij në Maqedoni shkurtin e kaluar, e cila do të menaxhohet nga dega bullgare. Një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në botë regjistroi filialin “Lidl Severna Makedonija Dooel” me seli në qendrën e Shkupit dhe me investim prej 500.000 euro, njoftoi në atë kohë Regjistri Qendror.

Pas kësaj, pati njoftime se Lidl do të hapte dyqan në Shtip, pastaj u tha se do të hapej në Ohër dhe në “East Gate Mall”, por deri më tani një gjë e tillë nuk është realizuar. Siç raporton Vrabotuvanje.mk, Maqedonia nuk është në listën e vendeve në të cilat është planifikuar hapja e dyqanit të rrjetit të supermarketeve Lidl deri në fund të vitit 2022.

Në Facebook mund të gjeni faqe zyrtare të Lidl Bullgari, Lidl Kroaci, Lidl Greqi, Lidl Serbi, por nuk ka faqe zyrtare të Lidl Maqedoni.

Duke pasur parasysh që Lidl nuk ka hapur ende dyqan në Maqedoni, nuk mund të japë kupona për blerje. Lidl nuk ka as faqe zyrtare në Facebook në vendin ku do të gjendej një njoftim i tillë. Postimi në lidhje me lojën shpërblyese të supozuara ekziston vetëm në këtë faqe të dyshimtë që u regjistrua së fundmi.

Për të gjitha faktet e mësipërme vlerësojmë se postimi që po e recensojmë është i pavërtetë. Është lojë shpërblyese e rreme dhe e pavërtetë në të cilin marka, logoja dhe emri i Lidl janë keqpërdorur për të mbledhur të dhëna personale nga përdoruesit e Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button