U ndalën në kufi pasi kryenin transportin ndërkombëtar të udhëtarëve në mënyrë ilegale, Inspektorati i dënoi

 Policia e Maqedonisë së Veriut në pikat kufitare në veri të vendit ka ndaluar shtatë automjetet që kryenin transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacionin e kompletuar, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit plotësues hyrje-dalje të shtatë automjeteve motorike, prej të cilave tri vetura, tre autobusë dhe një minibus, të cilët kryenin transport ndërkombëtar të udhëtarëve, janë konstatuar se kanë kryer shkelje, pra nuk kanë dokumentacionin e përcaktuar me ligj”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur dënime ndaj drejtuesve të automjetit dhe personave juridik.

Autobusët ishin duek u drejtuar nga shoferi 41 vjeçar Z.S. nga Gostivari, 49 vjeçari S.E. nga Tetova dhe 38 vjeçari J.G. nga Dibra, ndërsa furgoni nga 55 vjeçari E.A. nga Kumanova. Tri veturat drejtoheshin nga 44 vjeçari V.G. nga Strumica, 47 vjeçari S.D. nga Kumanova dhe 55 vjeçari E.A. nga Kumanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button