Fondacioni Metamorfozis sot do të promovojë rezultatet e vlerësimit për gjendjen e qeverisjes së mirë në RMV dhe rajon

Fondacioni Metamorfosis organizon një ngjarje online për promovimin e rezultateve të Vlerësimit të gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe promovimin e rezultateve të Vlerësimit të qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përmes Indeksit të hapjes, sipas matjes për vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të mbahet sot (më 13 shtator 2022) duke filluar nga ora 10:00.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon është rezultat i një hulumtimi gjithëpërfshirës empirik të bazuar në Indeksin e hapjes, qëllimi i të cilit është të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Punimi ofron një analizë të thellë të punës së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por jep edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë.

Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 përmban rezultatet e analizës empirike të të gjitha 80 vetëqeverisjet lokale plus Qytetin e Shkupit.

Ngjarja organizohet me qëllim që të ofrojë hapësirë ​​për diskutim dhe debat mes qytetarëve, mediave, përfaqësuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe sektorit civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button