Shkupi i kthehet fitoreve, ndërsa Struga akoma e pandalshme

Ekipi strugan arriti të regjistrojë fitoren e shtatë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkupi në mënyrën më të mirë i kthehet fitoreve, transmeton Portalb.mk.

KF Struga në fushën vendase sot arriti të fitojë kundër ekipit të Skopjes me rezultat 3-0. Rezultati u zhbllokua që në pjesën e parë me golin e Mateskit, ndërsa dy golat tjerë vendasit i shënuan në pjesën e dytë.

Ndërkohë Shkupi i kthehet fitoreve pas kthimit të kryesisë që ishte larguar para disa ditëve. Shkupjanët arritën në Çair të fitojnë Rabotniçkin, duke i shënuar që në 40-të minutat e para katër gola. Ndeshja u mbyll me rezultat 5-0.

Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara, Tikveshi arriti të fitojë kundër Akademija Pandevit, ndërsa Pobeda e fitoi Bregallnicën.

Ndryshe, Struga gjendet në vendin e parë me 21 pikë nga 7 ndeshjet e zhvilluara, nga po aq ndeshje Sileksi ka grumbulluar 14 pikë, ndërsa Shkëndija dhe Shkupi nga 6 ndeshje kanë grumbulluar 11 pikë, gjegjësisht 10 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button