Paraburgim për 20 vjeçarin nga Shkupi i cili ka dhunuar tri vajza në oborrin e shkollës, kafene dhe garazh

Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet për personin i cili dyshohet se ka përdhunuar tre fëmijë, duke u ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Procedurë hetimore ndaj shkupjanit 20 vjeçar për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer në vazhdimësi veprën penale – Dhunë në bazë të nenit 386, paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1 dhe në lidhje më nenin 45 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike, duke propozuar paraburgimin e tij.

Raportohet që para 2 ditëve ai këtë vepër e kishte kryer në një kafene para shkollës së mesme. Për të marrë viktimën 15 vjeçare derisa qëndronte në kafene, ai ishte ndihmuar edhe nga dy persona të panjohur.

“Ai e ka dërguar afër në një garazhe nëntokësor dhe duke e goditur në fytyrë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore”, sqarojnë nga Policia.

Dhunë të ngjashme ai me dy shoqëruesit ka shprehur edhe te dy 15 vjeçaret tjera në oborrin e shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button