Faqja e MASH-it tri ditë e hakuar, Ministria premtoi që të dhënat e qytetarëve janë të sigurta

Faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut edhe sot është e bllokuar, duke përkujtuar që mesnatën e të premtes dhe të shtunës ishte e sulmuar nga hakerët e një grupi të hakerëve nga Greqia, raporton MOF, përcjell Portalb.mk.

Gjatë kërkimit në Google, mund të vërehet se në informacionet e faqes shkruan se është hakuar nga ekipi grek i hakerëve “Netwatchers”.

Qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen për keqpërdorimin e të dhënave, premtojnë nga Ministria.

“Ministria për arsim dhe Shkencës është në komunikim me CIRT-in vendas, qendrën për incidente kompjuterike pranë Agjencisë për Komunikim Elektronik ku është paraqitur rasti, prej nga presim me mbështetjen e MPB-së të merren aktivitetet konkrete”, deklarojnë nga MASH-i.

Ministria sqaroi që me ndihmën e bashkëpunëtorëve të jashtëm janë marrë veprime për përforcimin e sigurisë së faqes, pas së cilës përsëri do të jetë e aktivizuar.

Ndryshe, ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prej mbrëmë është nën sulm hakerik. Disa orë në faqen e kësaj ministrie qëndronte porosia “E hakuar nga ekipi i hakerëve grek Netwatchers“ (HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS). Për shkak të sulmit nuk hapej asnjë kategori në këtë faqe, derisa të gjitha linket e publikuara çonin drejt Youtube videos me titull “Maqedonia e famshme” (Famous Macedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button