Prokuroria me aktakuza për mashtrim dhe keqpërdorim gjatë regjistrimit të automobilave të importuara në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, prej të cilëve njëri ngarkohet me veprën penale – Mashtrim nga neni 247 paragrafi 4 dhe për veprën e vazhduar penale – Falsifikim i dokumenteve nga neni 378 paragrafi 3 dhe paragrafi 1, ndërsa personi tjetër akuzohet për vepër të vazhduar penale – Keqpërdorim i detyrës dhe kompetencave zyrtare neni 353 paragrafi 3 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari i parë më 16.06.2021, duke përdorur identitet të rrejshëm dhe letërnjoftim në emër të dikujt tjetër ka lidhur marrëveshje për qira të automobilit Mercedes benz s300 bluetec hybrid me një agjenci për rent a car nga Beogradi, Republika e Serbisë. Në mënyrë të rrejshme ka  dekaruar se ka për qëllim që ta kthejë automobilin për një muaj, edhe pse nuk ka pasur për qëllim ta marrë me qira, por ta marrë dhe të fitojë përfitim pasuror me vlerë të konsiderueshme në mënyrë të paligjshme. Automjetin me qira, më 21.06 e ka dërguar përmes Kosovës dhe RMV në një lokacion të panjohur në Bullgari”, thonë nga prokuroria.

I akuzuari i dytë në cilësinë e personit zyrtar – referent për punë administrative në MPB, ka mundësuar regjistrim të automjetit në bazë të dokumtacionit të pakompetuar dhe të rrejshëm.

“Ai menjëherë ka përgatitur patent shoferi dhe ka nxjerrë tabela të regjistrimit për automjetin pa verifikuar prejardhjen dhe pronësinë, vërtetësinë e dokumenteve për doganat e importit dhe evidencat e korrektësisë teknike të automobilit, si dhe pa kërkuar dhe siguruar vërtetim nga sistemi i Interpolit nëse automjet është lëndë e hetimit. Me këtë, i akuzuari i ka siguruar shtytësit që të fitojë në mënyrë të paligjshme një përfitim pasuror me vlerë prej 49.850 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjatë hetimit është vërtetuar se personi i njëjtë zyrtar, i nxitur nga i akuzuari tjetër dhe personi i cili është i pakapshëm për organet e ndjekjes, në periudhën prej gushtit të vitit 2020 deri në fund të qershorit të vitit 2021, ka mundësuar në gjashtë raste të tjera regjistrim të automobilave me vlerë në vend, në bazë të dokumentacionit të rrejshëm.

Për personin e tretë të paraqitur i cili ka nxitur kryerje të veprave penale dhe i cili është i pakapshëm për organet, procedura është ndërprerë deri në gjetjen e tij dhe privimit nga liria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button