Maqedonia e Veriut ka shpenzuar rreth 117 milionë euro gjatë vitit të kaluar për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Në vitin 2021 janë shpenzuar rreth 117 milionë euro në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kryesisht për ujërat e zeza, mbeturina dhe ujë, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2021, është 7 239 404 000 denarë. Kostoja e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, janë të shpërndara si në vijim: në rend të parë janë shpenzimet me ujërat e zeza (32.26 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (25.91 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (23.38 %)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që shpenzimet më të mëdha (84.53 %) në pagesa e shërbime janë realizuar në trajtimin me mbeturina.

“Kostoja e mbrojtjes së mjedisit jetësor përbëhet nga dy komponente: investimi në mjetet (67.88 %) dhe mirëmbajtja e mjeteve (32.12 %) për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, sqaroi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button