Mbreti i ri lëshoi deklaratë pas vdekjes së Mbretëreshës

Një deklaratë sapo është lëshuar nga Familja Mbretërore në emër të Charles, Mbretit të ri për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II, transmeton BBC.

Ai shkruan: “Vdekja e Nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime.

“Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur.

“Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Komunielthit dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën.

“Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”

Mbretëresha më jetë-gjatë e Britanisë, Elizabeta II vdiq pak orë më parë në moshën 96-vjeçare, kështu bëri të ditur Buckingham Palace. Tani fronin do ta marrë djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit. Elizabeta II, me emër të plotë Elizabeth Alexandra Mary u lind më 21 prill 1926, ajo ishte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera të Komonuelthit. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi për 70 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button