Vdiq Mbretëresha e Britanisë Elizabeta II

Mbretëresha më jetë-gjatë e Britanisë, Elizabeta II vdiq pak orë më parë në moshën 96-vjeçare, kështu bëri të ditur Buckingham Palace, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Familja e saj, u mblodh më herët në Pallatin  saj në Balmoral të Skocisë.

Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi për 70 vite.

Tani fronin do ta marrë djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit.

Disa orë para vdekjes së saj, Pallati Buckingham njoftoi se Mbretëresha është nën mbikëqyrje mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

Shëndeti i Mbretëreshës është kontrolluar shumë gjatë vitit të kaluar përpara njoftimit të sotëm se ajo ishte vendosur nën mbikëqyrjen mjekësore.

Duke përjetuar “probleme episodike të lëvizshmërisë” të vazhdueshme që nga vjeshta e kaluar, ajo ka përdorur një shkop ecjeje.

Mbretëresha u pa në publik për herë të parë pas disa javësh kur priti kryeministrin në ikje dhe atë të ardhshmen këtë javë.

Elizabeta II, me emër të plotë Elizabeth Alexandra Mary u lind më 21 prill 1926, ajo ishte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera të Komonuelthit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button