KF Shkupi përsëri humbi

Ekipi shkupjan nuk arriti të marrë pikë kundër ekipit të Tikveshit në kuadër të javës së katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

KF Shkupi humbi nga ekipi i Tikveshit me rezultat 3-1, derisa rezultati i pjesës së parë ishte 2-0. Kjo është humbja e dytë me radhë. Deri tani KF Shkupi ka arritur të grumbullojë shtatë pikë nga pesë ndeshje, përmes dy fitoreve dhe një barazimi.

Ndryshe, kampionët aktual edhe këtë javë ishin me trajner të ri, pasi në katër ndeshjet e para të kampionatit ishte Goce Seldovski dhe Gokhan Bozkaya. Ky i fundit ishte në krye të ekipi vetëm në ndeshjen e fundit, ndeshje të cilën e humbi kundër ekipit të Bregallnicës.

Në krye të tabelës gjendet Struga Trim&Lum me 18 pikë në gjashtë ndeshje, e ndjekur nga Sileksi dhe Shkëndija që kanë 11 pikë nga gjashtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button