RMV, 134 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 912 të testuarve kanë rezultuar 134 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 134
  • Riinfektime: 33
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 144
  • Testime: 912

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.287. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Tetova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 341.261
  • Të shëruar: 330.472
  • Të vdekur: 9.502
  • Testime: 2.155.983

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button