Në Shkup dhe Tetovë nga 9 deri më 14 shtator mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Internacional të Teatrit – SkupiFestival

Nga 9 deri më 14 shtator do të mbahet festival i teatrit ITF SkupiFestival në Shkup dhe Tetovë. Ky do të jetë edicioni i XVI, në të cilin pritet të marrin pjesë shumë teatro nga vende të ndryshme. Këtë edicion do të jenë gjithsej 6 shfaqje: Nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bullgaria, Italia dhe Kosova.

ITF SkupiFestival mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • E premte,  09.09.2022  Ora:  21: 00   në Pallatin e Kulturës Tetovë

“Martesa “ – Teatri “Aleksandër Mojsiu” – Durrës

Autor : A. P. Çehov Pështatja e tekstit & Regjia: Driada Dervishi

Në role: Alesia Xhemalaj, Jaho Guma,Gentian Zenelaj,Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku,Suela Bako,Xhejni Fama, Gjergj Doçi,Adelina Muca, Amos Muji Zaharia  Koreografia: Elton Cefa Kostumografia: Driada Dervishi & Adelina Muça

Udhëheqëse vokale: Olta Juba

“Martesa”  është përmbledhja e katër pjesëve njëaktëshe nga dramaturgu rus Anton Çehov, si  : “Martesa”, “Tragjik pa dashje”, “Ariu” dhe “Propozimi”. Gjithçka ndodh në një martesë. Aty gjen nusen që do të argëtohet e një dhëndër koprrac. Gjen një bashkëshort që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar sesi do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty,  gjen një vejushë që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit të ndjerë. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo, situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja.

  • E shtunë 10.09.2022   Ora 20: 00   Në Teatrin shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup

Teslla- Përshtatja e Engjullit,   teatri Kabina nga  Zagrebi

Autor: Stefan Peshiq  Regjia: Vladimir Posavec- Tushek

Në role: Vladimir Posavec- Tushek, Momçillo Otasheviq

Skenofrafia:  Milenko Sekuliç  Kostomografia: Marita Çopo

Në natën e  6 dhe  7 janarit, në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar Nikolla, hyn një burrë misterioz, i cili prezantohet si gazetar i “Buletinit të Pavdekësisë”. Duke përgjuar nga vrima e çelësit  të derës të dhomës së tij, ai ishte  dëshmitar okular i “trilerit “ të  luajtur atë natë, e që ishte nata e fundit e  qëndrimit të  Nikollës në Tokë. “Gjatë gjithë natës u dëgjuan zëra, por askush nuk hynte dhe nuk dilte”, tha shërbyesja e hotelit “New Yorker”.

  • E diel,  11.11.2022  Ora 20: 00 në teatrin e Komedisë Shkup

“ Orteku”  Teatri regjional Novi Pazar dhe Teatri Puls-  Beograd

Autor :Tunxher Xhuxhenoglu  Regjia: Stefan Bodrozha

Në role: Kristina Jevtoviq, Lazar Maksiq, Lemana Beçiroviq, Dushan Zhivaniq, Rifat Rifatoviq, Angjela Mariq, Jelena Cvijetiq, Maja Jovanoviq, Haris Seçeroviq , Sandra Miljkoviq, Boba Stojimiroviq.

Skenografia: Zorana Petrov Kostumografia: Tatjana Milosheviq

=Drama “Orteku” është një metaforë prekëse e nënshtrimit të individit ndaj ligjeve e zakoneve që shkojnë përtej tij, e që “i paraprijnë” jetës dhe janë si një “ gremç i hekurt”  i varur në jetën e tij. Në një fshat të vogël malor, banorët jetojnë me frikën e tmerrshme nga orteku që mund të bjerë mbi fshatin e tyre si një kërcënim dhe dënim i rëndë gjatë plot nëntë muajve të vitit. Nga frika e ortekut, fshatarët pëshpëritin, përshtatin të gjithë aktivitetet e tyre nën imperativin e heshtjes që duhet respektuar, nga frika se mos  ndonjë zhurmë e pakujdesshme do të shkaktojë ortekun. Kjo frikë nga zëri, ky nënshtrim ndaj heshtjes ka kaluar edhe në sferën e riprodhimit: gratë lejohen të lindin vetëm në ata tre muaj të verës së shkurtër kur ulet rreziku i ortekëve. Prandaj është shumë e rëndësishme që martesa të mos realizohet në periudha të caktuara të vitit në mënyrë që fëmija të mos lindë dhe të qajë në një kohë kur nuk lejohet të lëshohet zë.

  • E hënë  12.09.2022   Ora 20: 00 në teatrin e Komedisë Shkup

“Personazhet e Vetmuar “-  Laboratori teatror “Sfumato   Sofje

Autor & regjisorë :  Vasil Duev

Në role:Petko Venelinov, Ivan Nikollov,Ivajlo Dragiev,Vasil Duev,Vesela Babinova, Vasilena Vincenzo

Autori është në dhomën e tij duke u marrë me një dorëshkrim, me shpresën se do të frymëzojë “një çift nga qindra çifte të tjera” që do t’i lexojnë rreshtat e tij. Të gjithë personazhet e krijuar nga shkrimtari, në skenë do të dalin duke treguar histori për dashurinë dhe vetminë, duke u përpjekur  për një jetë më pak të zakonshme, më shumë poetike dhe më të përmbushur. Me zhvillimin e pjesës krijimet fillojnë të debatojnë me autorin e tyre, për mënyrën se si u shkruan dhe për subjektet e teksteve të tij. “Personazhet e vetmuar” është vështrim postmodern i veprës “Gjashtë personazhë kërkojnë  autorin” e  Luigji Pirandellos. Është një shfaqje  me arketipe ideshë dhe dëshirash, e cila zhvillohet në situata stereotipike. Të gjithë takojmë njerëz interesantë, të gjithë kemi frikë të dukemi të dobët, të tregojmë dobësinë tonë.

  • E martë – 13.09.2022   Ora 20: 00    në Pallatin e Kulturës Tetovë

“Përrallë “– Teatri  “Magnolia”-  Torino nga Italia

Autor:  Fabricio Sinisi, Regjia: Gjorgja Cerruti  Në role:Gjorgja Cerruti  ,Davide Giglio Kostumografia : Gjorgja Cerruti  Muzika: Guglielmo Diana.

Një grua ve në skenë tri ëndrra,edhe atë; në Londër në 1617, në Paris në 1793, në Boone Country në 1856. Tre pika kryesore të modernitetit perëndimor dhe një pasqyrë përmes së cilës shfaqet trauma e gruas: një vajzë, të cilën ajo nuk e sheh kurrë. “Përralla” është një tragjedi dhomash bashkëkohore, është një eksperiment në teatrin politik i praktikuar me mjetet e poezisë. Shfaqja i kushtohet  Pjerpaolo Pasolinit.

  • E mërkurë 14.09.2022    Ora 20: 00    në Pallatin e Kulturës Tetovë

“Andorra”-  Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren  Autor: Maks Frish Regjia:  Kushtrim Bekteshi

Në role: Bujar Ahmeti, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda,  Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Krasniqi, Fetah Paçarizi, Afrim Muçaj, Alban Çela, Alban Morina, Beslidhje Bytyçi, Labeat Bytyçi, Albrim Kryeziu, Elton Tahiri, Andi Hoxha, Blerim Gashi, Mahir Musliu, Murat Javori, Hysin Pllava

Kostumografia: Samka Ferri,  Muzika: Trimor Dhomi

Kjo tragjedi ndodhë në  vendin fiktiv të quajtur Andorra,  ku jeton Andri, një i ri hebre i cili  përballet me paragjykime dhe diskriminim nga vendasit, për shkak të përkatësisë së tij etnike. Me përjashtim të një familjeje që e mbron dhe e do si djalë të birësuar, të gjithë të tjerët, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfshihen në dhunën fizike dhe psikologjike që përjeton Andri gjatë gjithë zhvillimit të kësaj tragjedie. Si të mos mjaftonte kjo, në fund akuzohet padrejtësisht për një vrasje që ndodhë në Andorrë. Më pas ai torturohet dhe ekzekutohet para të gjithëve. Shfaqja ka një rrëfim fragmentar dhe zhvillohet njëkohësisht në dy periudha kohore: në të kaluarën, ku duke trajtuar antisemitizmin zbërthehet fati tragjik i Andrit, si dhe në të tashmen, ku trajtohet faji kolektiv si një formë thuajse dokumentare ku personazhët kryesorë të shfaqjes gjenden përballë një gjyqi, duke u përpjekur të justifikojnë bashkëpunimin e tyre në vrasjen e Andrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button