KH: Papërgjegjësia e institucioneve në RMV e minon gjithëpërfshirjen e fëmijëve me pengesa

Përfshirja e fëmijëve me pengesa në sistemin arsimor është proces i cili po neglizhohet, duke u bërë dëm të madh fëmijëve dhe prindërve të tyre. Edhe pse arsimimi i mesëm është i obligueshëm, edhe këtë vit fillon pa asistent arsimor në shkollat e mesme, reagojnë nga Komiteti i Helsinkit në RMV, njofton Portalb.mk.

“Mungesa e vullnetit politik për menaxhim me këtë problem perceptohet edhe në atë që Ministria e Arsimit nuk e di as numrin e saktë të nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë nevojë për asistent arsimor. Kjo tregon se gjithëpërfshirja e nxënësve me pengesa, si grup më i prekur në shoqëri, nuk është në mesin e prioriteteve të institucioneve kompetente”, thonë nga KH.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i fton përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës t’i miratojnë ndryshimet e nevojshme ligjore, me të cilat do të rregullohet sjellja e asistentëve në shkollat e mesme.

“Duke e pasur parasysh atë që viti shkollor tanimë ka filluar, apelojmë që të gjendet zgjidhje urgjente me të cilët do të mundësohet që të ketë asistentë në të gjitha shkollat e mesme. Edhe pse disa komuna kanë publikuar thirrje publike për angazhimin e asistentëve arsimor nëpërmjet programit për punë të dobisë publike, ajo as afërsisht nuk i plotëson nevojat, a plotësisht i vendos në një veprim të pabarabartë fëmijët e komunave të ndryshme”, thuhet në reagimin e H.

Komiteti i Helsinkit vlerëson se dokumentet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar edhe nga shteti ynë janë bazë e mjaftueshme juridike për MASH-in që të miratojë zgjidhje urgjente me të cilën fëmijët me pengesa do ta marrin asistencën e domosdoshme që të kyçen në procesin arsimor.

“Kalkulimet politike, bllokadat në miratimin e ligjeve dhe papërgjegjshmëria e cila kufizohet me johumanitet nuk guxojnë që edhe më tej ta minojnë gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shoqëri”, shtojnë nga KH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button