Mariçiq-Drobnjak: Negociatat janë hapur, fillon një proces që kërkon aktivitet dhe përgjegjësi

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ekspertin Vladimir Drobnjak, ish-negociator kroat, sot kanë mbajtur dy takime koordinuese me ministrat përgjegjës për grupet dhe Komisionin punues për eurointegrime me sekretarët shtetërorë të institucioneve, transmeton Portalb.mk.

“Përvoja dhe njohuritë e ish-negociatorit kroat Drobnjak do të jenë të dobishme dhe do të na ndihmojnë t’i kapërcejmë më lehtë sfidat me të cilat do të përballemi gjatë negociatave”, tha në takim zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Mariçiq.

“Për çdo vend, marrja e një date për fillimin e negociatave me BE-në është sfidë e madhe politike, por puna dhe detyrat e vërteta fillojnë pas hapjes së negociatave”, tha Vladimir Drobnjak, duke shtuar se është e pamundur të vlerësohet se sa do të zgjasë procesi i negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se po fillojmë një proces kompleks ndryshimesh, në të cilin do të na duhet angazhim serioz për të përmbushur qëllimin, duke theksuar se ekspertiza e Drobnjakut padyshim do të kontribuojë në këtë moment vendimtar, kur jemi duke u përgatitur për fazën më të rëndësishme dhe më të vështirë të procesit të integrimit evropian, dhe ato janë negociatat.

Drobnjak para ministrave dhe sekretarëve të shtetit përmes një diskutimi vuri në dukje sfidat me të cilat mund të përballet Maqedonia e Veriut, duke marrë parasysh përvojat e Kroacisë në këtë pjesë.

“Negociatat janë të hapura dhe duhet ta bëni këtë maratonë me përgjegjësi”, tha Drobnjak, duke shtuar se ne kemi avantazhe krahasuese me vendet tjera dhe se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë në procesin e përgjithshëm.

Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Drobnjak ranë dakord se po hyjmë në një dimension të ri të integrimit evropian dhe se ky do të jetë një proces kompleks, në të cilin duhet të jemi aktivë dhe të punojmë për reforma.

Drobnjak do të prezantojë përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit, metodologjinë e re dhe kornizën e negociatave dhe procedurat e negociatave në strukturën menaxhuese të Sekretariatit për Çështjet Evropiane.

Dorbnjak erdhi me ftesë të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Pas prezantimit të strukturës së negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, eksperti Drobnjak do t’i përcjellë përvojat negociuese të Kroacisë me BE-në përmes një sërë takimesh që do t’i mbajë sot dhe nesër me anëtarët e organeve të strukturës së negociatave.

Në mënyrë shtesë, eksperti kroat Drobnjak do të ketë takime edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Drobnjak udhëhoqi negociatat e pranimit të Kroacisë me Bashkimin Evropian, që nga fillimi deri në fund në vitin 2013, dhe ishte ambasadori i parë i BE-së, shef i përfaqësimit të përhershëm të Kroacisë në Bruksel.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button