Pas KF Shkupit, edhe KF Shkëndija e shkarkoi trajnerin

Dy ekipet shqiptare të futbollit, Shkupi dhe Shkëndija, vlerësojnë se trajnerët e tyre janë fajtor për rezultatet e dobëta në kampionatin e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Klubi i Futbollit Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik të kuqezinjve, Artim Shaqiri. Bashkëpunimi me trajnerin Shaqiri ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve”, deklarojnë nga ekipi i Tetovës.

Ata falënderojnë Shaqirin për bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani.

Shkëndija në sezonin 2022/23 nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka arritur të grumbullojë 11 pikë, ndërsa Shkupi nga katër ndeshje ka fituar vetëm 7 pikë.

Ndryshe, një javë më parë ekipi KF Shkupi e shkarkoi trajnerin Goce Sedloski, duke e caktuar si trajner Gokhan Bozkaya, i cili në fundjavë humbi ndeshjen e parë si trajneri i Shkupit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button