Këshilli i Sigurimit: Periudha më e rëndë do të jetë prej 1 tetorit deri në fund të prillit 2023

T’i përgatisim të gjitha resurset shtetërore për prodhimtari maksimale të energjisë tonë, do të jetë qëllimi i Qeverisë në periudhën e ardhshme, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas mbarimit të seancës së Këshillit të Sigurisë, njofton Portalb.mk.

Siç tha Kovaçevski, ky është vendim i seancës së sotme të Këshillit që e kanë mbështetur të gjithë të pranishmit, a qëllimi është që periudha më e rëndë e cila fillon më 1 tetor dhe do të zgjatë deri më 1 prill 2023, por edhe më tej, deri në fillim të verës, të gjithë qytetarëve, nxënësve, studentëve, bizneseve të vogla dhe të mesme t’u sigurohet çmim sa më i ulur i rrymës, por edhe furnizimi me energji termike të bëhet me çmimin aktual, duke e mbajtur tarifën e lirë  dhe qasjen 24-orëshe.

Kovaçevski rikujtoi se plani për prodhimin e ESM-së këtë vit do të rritet për 25%. Ekziston, shtoi ai, edhe rreziqe për ndërprerje të mundshme për shkak të vjetërsimit të pajisjeve në disa blloqe, të cilat kanë nga 45 – 50 vjet, por edhe në lidhje me çmimet në korniza botërore, ndalesat eventuale për importim të gazit natyror dhe lëndëve të para për prodhimin e rrymës elektrike.

Ky plan, theksoi Kovaçevski, është që të mos ketë restrikcione.

“Kjo vjeshtë, ky dimër, dhe pranvera e ardhshme janë më të rëndat pas luftës së shtetit maqedonas dhe ne do ta kalojmë së bashku. Për planin jemi marrë vesh, sot është prezantuar dhe në periudhën e ardhshme, por edhe tani po punohet për realizimin. Punohet edhe në planin e ri energjetik për pranverën e ardhshme, por edhe për planin e rritjes maksimale të prodhimtarisë së ushqimit. Për këtë për çfarë po ndodh jemi të përgatitur”, theksoi kryeministri.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski theksoi se e ka thirr Këshillin e Sigurisë pasi që ka vlerësuar se është e rëndësishme që të dëgjojnë të gjithë kompetentët për temën që u intereson të gjithëve.

“Nuk është e fshehtë se na pret dimër i rëndë. Pas pandemisë tani përballemi me krizë të madhe energjetike dhe ekonomike. Kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë informuan për analizat dhe projeksionet për sezonin e ardhshme, për hapat të cilat deri tani janë ndërmarrë në lidhje me eskalimin e çmimit të rrymës, por edhe për masat me të cilat do të mbështeten amvisëritë dhe sektori i biznesit”, theksoi Pendarovski.

Në seancë përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO: RMV, vendi planifikon të prodhojë 25 për qind më shumë energji elektrike këtë vit, negociohet edhe me “TE-TO”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button