Liz Truss do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

Partia Konservatore e Britanisë njoftoi sot se anëtarët e saj kishin zgjedhur Liz Truss për të zëvendësuar Boris Johnson si kryeministër, Truss doli në epërsi ndaj Rishi Sunak, transmeton Portalb.mk.

Sipas rezultateve Liz Truss ka marrë 81,326 vota, ndërsa Rishi Sunak mori 60,399 vota. Elektorati kishte 172 437 votues ndërsa pjesëmarrja ishte 82.6%. 654 fletë-votimi u refuzuan.

Fitorja e saj, pritej javët e fundit pasi ajo mori kryesonte nëpër sondazhe.

“Unë do të jap një plan të guximshëm për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë tonë. Unë do të përballoj krizën energjetike, duke u marrë me faturat e energjisë së njerëzve, por edhe duke u marrë me çështjet afatgjata që kemi për furnizimin me energji. Por ne të gjithë do të japim për vendin tonë. Dhe unë do të sigurohem që ne të përdorim të gjitha talentet fantastike të partisë Konservatore, anëtarët tanë të shkëlqyer të parlamentit dhe kolegët tanë, këshilltarët tanë fantastikë”, deklaroi mes tjerash Truss.

Truss është kryeministrja e tretë grua e Britanisë së Madhe, pas Margaret Thatcher dhe Theresa May.

Truss, e cila shërbeu në kabinetin Johnson dhe nuk ishte pjesë e “rebelimit” konservator që çoi në largimin e tij, do të marrë zyrtarisht titullin e kryeministres të martën në një takim me Mbretëreshën Elizabeth II në Kalanë Balmoral në Skoci, ku mbretëresha është në pushime.

Para kësaj, ish-kryeministri Johnson do t’i japë lamtumirën mbretëreshës pak para kësaj.

Kujtojmë që ish-kryeministri Boris Johnson dha dorëheqje muajin korrik, duke i dhënë fund një krize të pashembullt politike që paralizoi qeverinë britanike. Johnson që hodhi poshtë thirrjet e kabinetit të tij për të dhënë dorëheqjen pas skandaleve të fundit, u dorëzua pasi më shumë se 50 zyrtarë u larguan nga qeveria e tij duke i kërkuar dorëheqjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button