Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit, transmeton REL.

Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.

Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.

“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.

Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button