Të gjitha ndeshjet e javës së VI-të në Ligën e Parë do të zhvillohen të dielën

Pesë ndeshjet e javës së VI-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen të dielën, ndërsa ndeshja Rabotniçki – Renova nuk do të zhvillohet pasi Renova ka anuluar pjesëmarrjen në kampionat, transmeton Portalb.mk.

Kampionët e Shkupit do të udhëtojnë Shtip për të luajtur kundër ekipit të Bregallnicës, ndërsa Shkëndija do të pret Makedonija Gj.P. në të njëjtën kohë.

Udhëheqësit e tabelës, Struga Trim&Lum do të luajë kundër ekipit të Akademija Pandevit. Në të njëjtën kohë do të luajnë edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave: Skopje – Pobeda dhe Sileks – Tikvesh.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet ekipi i Strugës me 15 pikë nga pesë ndeshjet e zhvilluara, e ndjekur nga Shkëndija me 10 pikë, kurse kampioni aktual ka grumbulluar 7 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Ekipi i Renovës ka pezulluar pjesëmarrjen në këto gara para fillimit të kampionatit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button