RMV, 5 të vdekur dhe 185 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 892 të testuarve kanë rezultuar 185 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 185
  • Riinfektime: 55
  • Të vdekur: 1
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 4
  • Të shëruar: 307
  • Testime: 892

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.459. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 340.695
  • Të shëruar: 329.741
  • Të vdekur: 9.495
  • Testime: 2.152.786

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button