Prokuroria i ka shpërndarë rastet për Drejtorinë e Policisë Financiare dhe për stacionin teknik “Via Komerz”

Prokuroria Publike njoftoi se Prokurori publik i emëruar Trajçe Pelivanov për menaxhim të përkohshëm të Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendim për formimin e Komisionit prej katër anëtarësh për të konstatuar gjendjen e rasteve aktuale në prokurori, transmeton Portalb.mk.

Komisioni inspektoi dhe renditi të gjithë dokumentacionin për rastet në procedurë para hetimore që i referohen operacioneve të Administratës së Policisë Financiare dhe stacionit të kontrollit teknik “Via Komerc”.

“Në bazë të kompetencave të parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike, lënda e formuar pas kallëzimit penal anonim kundër disa personave nga Administrata e Policisë Financiare është bartur dhe dorëzuar në veprimin kompetent të prokurores publike Lile Stefanova nga Departamenti për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas vendimit të komisionit, lënda për stacionin e kontrollit teknik “Via Komerc” i është caktuar prokurores publike Katerina Kolareviq nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Procedurat për këto raste do të vazhdojnë pa pengesa dhe prokurorët publik të cilëve tani u janë besuar do të ndërmarrin të gjitha veprimet në pajtim me Ligjin për procedurë penale për verifikimin e pretendimeve në kallëzimet penale të paraqitura.

Pas pjesës tjetër të lëndëve në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, procedura nuk ka ndërprerje. Prokurori Publik Pelivanov gjatë ditëve të kaluara ka mbajtur disa kolegjiume me prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është njoftuar për çështjet aktuale dhe ka marrë të gjitha përgjegjësitë organizative dhe të tjera në këtë prokurori.

Në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me nenin 28 të Ligjit për Prokurorinë Publike, Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi procedurën për mbikëqyrje të rregullt të punës së përgjithshme të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me mbikëqyrjen e funksionimit ligjor dhe në kohë të prokurorisë publike, do të bëhet inspektim gjatë procedurës në këtë prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button