Gjykata në RMV e ka hedhur poshtë nismën për ngritje të procedurës për Ligjin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një neni të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, raporton MIA.

“Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 24/2011, 52/2011, 148/2011, 74/2012, 171/2012, 27/2014, 139/2014, 61/2015, 154/2015, 23/2016 dhe 178/2016”, bën të ditur Gjykata Kushtetuese.

Parashtrues i nismës është Shoqata e avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshoska, e cila mendon se Republika ka vendosur monopol ndaj lojërave të fatit elektronike dhe të internetit, gjegjësisht të drejtën ekskluzive për organizimin e lojërave elektronike të fatit dhe lojërave të fatit në internet.

Sipas konstatimeve në iniciativë, me dispozitën ligjore të përcaktuar në këtë mënyrë, Republika i pengon organizatorët e lojërave të fatit të fitojnë të drejtën e organizimit të lojërave të fatit elektronike dhe në internet, gjë që bie ndesh me nenin 55 të Kushtetutës, me të cilin parashikohet që tregu i lirë dhe sipërmarrja mund të kufizohen me ligj vetëm për mbrojtjen e Republikës, natyrës, mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në kundërshtim me parimin bazë sipas të cilit ndalohen monopolet.

Gjyqtarët kushtetues në seancën e sotme nuk kanë inicuar procedurë për vlerësimin e ligjshmërisë së Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle të dedikuara, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja infektive KOVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre, të paraqitura nga Sindikata e pavarur për srsim, shkencë dhe kulturë e Republikës së Maqedonisë (SASHK).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button