RMV, 169 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 746 të testuarve kanë rezultuar 169 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 169
  • Riinfektime: 55
  • Të vdekur: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 1
  • Të shëruar: 242
  • Testime: 746

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.586. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 340.510
  • Të shëruar: 329.434
  • Të vdekur: 9.490
  • Testime: 2.151.894

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button