Faktorët e degjenerimit moral te të rinjtë

Si pjesë integrale e shoqërisë morali dhe sistemi i vlerave te fëmijët dhe të rinjtë vitet e fundit ka pësuar rrënie të fuqishme. Faktorët e degjenerimit duhet kërkuar brenda vet shoqërisë, mënyrës së jetesës dhe mungesës së kontrollit social.

Familja e ka humbur fuqinë e mbrojtjes dhe edukimit përskaj grupit të moshatarëve dhe mjeteve të komunikimit masiv sepse kur fëmija del nga shtëpia ai gjen mjedis të ndryshuar shoqëror ku mund të përballet me stimuj për sjellje devijante. Madje edhe brenda shtëpisë në Tv e celularë, nëpër lokale, plazhe e vende tjera publike në prani të prindërve dëgjojmë këngë e videoklipe me mesazhe të kokainës, seksit, terrorit, dhunës dhe përdorimit të armëve, në vend të kulturës, paqes e mirësisë dhe truri i njomë i fëmijës bashkë me emocionet e tyre mbushen me mendime dhe imitime të këyre përmbajtjeve.

Shkrimtari i njohur italian Umberto Kalimberti në veprën e tij “Bujtësi turbullues” duke u bazuar në nihilizmin dhe moralin e të rinjëve shprehet: “Familjet alarmohen, shkolla nuk di më ç’të bëjë, vetëm tregu interesohet për ta, për t’i udhëhequr në rrugët e zbavitjeve dhe të konsumit, aty ku çfarë konsumohet nuk janë aq objektet që vjetërsohen brenda harkut të një viti, por vetë jeta e tyre, e cila nuk mundet më të projektohet në një të ardhme sadopak premtuese. Ata nuk dinë të përshkruajnë dobësinë e tyre kur i pyesin, sepse tanimë kanë mbërritur atë lloj analfabetizmi emocional që nuk i lejon t’i kuptojnë ndjenjat e tyre, sidomos t’u vënë një emër. Nga ana tjetër, ç’emër t’i vësh asaj “asgjëje” që i pushton dhe i përmbyt? Në shkretinë e komunikimit, ku familja nuk ngjall asnjë joshje dhe shkolla nuk zgjon asnjë interes, të gjitha fjalët që bëjnë thirrje për t’u impenjuar dhe për të kthyer vështrimin drejt së ardhmes fundosen në atë lloj mosnyjëtimi që mund të matet vetëm me britmën.”

Protestojmë pasi lejojmë fëmijët të përcjellin Taynën gjysëm të çveshur në koncerte, Don Xhonin me tekstet dhe videoklipet degjeneruese, këngët e kalibrit “Madona” “Karamba”, “Hajt, hajt” “Ϛunat e rrugës” edhe shumë fëmijë të tjerë do të jenë viktimë e dhunës dhe degjenerimit moral.

Ardita Abduli Reka
Profesoreshë e Sociologjisë në Universitetin e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button