MASH pranoi të barazojë shumat e bursave për të gjithë nxënësit dhe studentët, pritet miratimi nga Qeveria

Është ndërprerë procedura për paraqitjen e ankesës për kundërvajtje në gjykatën kompetente kundër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Komisioni për Meta.mk ka bërë të ditur se MASH ka pranuar që të barazohen bursat për të gjithë studentët dhe nxënësit në arsimin e mesëm, pasi Komisioni paraprakisht ka konstatuar diskriminim indirekt në politikën shtetërore të bursave, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni është duke e ndërprerë procedurën për inicimin e procedurës për kundërvajtje pranë gjykatës kompetente kundër MASH-it, pasi ka marrë informatën se Ministria do të veprojë sipas detyrës së dhënë nga Komisioni”, tha Vesna Bendevska, anëtare e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, e cila e ka udhëhequr rastin.

Paraprakisht, Komisioni ka ngarkuar Ministrinë e Arsimit që të plotësojë programet për zhvillimin e standardeve të nxënësve dhe studentëve dhe të harmonizojë bursat për të gjithë nxënësit dhe studentët për shkak të diskriminimit të tërthortë të konstatuar në bazë të statusit arsimor dhe shkeljes së trajtimit të barabartë gjatë dhënies së bursave të nxënësve dhe studentëve. .

Informacionet e fundit për barazimin e bursave vijnë dy ditë pasi Ministria e Arsimit njoftoi për se nuk do të veprojnë sipas ngarkimit të Komisionit. Si sqarim për mosveprimin, MASH tha se mbeten të përkushtuara për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kontratat që studentët dhe nxënësit kanë nënshkruar tashmë me Ministrinë, sipas të cilave do të paguhen shuma më të ulëta dhe se konkurset për bursa më të larta të shpallura vitin e kaluar nuk mund të aplikohen për bursistët që kanë ushtruar të drejtën e bursave në asnjërin nga vitet e mëparshme.

“Çdo përfitues i një burse shkolle apo studenti ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në të cilën përcaktohet shuma që duhet paguar dhe mënyra e pagesës së bursës. MASH respekton dispozitat kontraktuale dhe vepron sipas tyre. Kushtet, kriteret dhe dispozitat e ndryshuara të një konkursi për dhënien e bursave nuk mund të zbatohen njëkohësisht për ata që do të ushtrojnë të drejtën e bursës përmes atij konkursi dhe në mënyrë retroaktive – për ata kandidatë që kanë ushtruar të drejtën për bursë përmes një konkursi të mëparshëm”, tha MASH në fillim të kësaj jave.

Mirëpo, sqarimi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës nuk ishte i vlefshëm për Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili ka paralajmëruar se do të fillojë procedurë penale kundër kësaj ministrie.

Meta.mk mëson se bëhet fjalë për rreth 3000 studentë të cilët janë diskriminuar gjatë rritjes së shumës së bursave. Nëse rriten bursat për të gjithë, studentët dhe nxënësit e diskriminuar do të fillojnë të marrin shumat e shtuara me fillimin e pagesës së bursave nga ky vit akademik. Përveç kësaj, kjo do të thotë se shteti do të duhet të paguajë diferencën për ata studentë që kanë vazhduar të marrin shumat e vjetra dhe më të ulëta vitin e kaluar.

Për kujtesë, nga viti i kaluar MASH ka rritur bursat e studentëve në 6.050 denarë, por vetëm për aplikantët e rinj që kanë aplikuar në konkursin e vitit të kaluar. Studentët të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e bursës në cilindo nga vitet paraprake, kanë vazhduar të marrin shuma më të ulëta në shumë prej 3.300 denarë. I njëjti është rasti edhe me bursat e studentëve, të cilat janë rritur në vlerë prej 3.500 denarë.

MASH-i konsideron se rritja e bursave për të gjithë studentët dhe nxënësit do të shkaktojë procedura të shumta administrative dhe implikime fiskale prej 100 milionë denarë.

MASH ka njoftuar Qeverinë për vendimin e saj të fundit, e cila pritet të pranojë informacionin e MASH-it në seancën e ardhshme të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button