Ulje e numrit të punësuarve dhe prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut në krahasim me vitin e kaluar

Në korrik të këtij vitit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje për 0.6 % e numrit të punësuarve ne industri, krahasuar me korrikun e kaluar, ndërsa prodhimi është ulur për 5 %, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 5.5 %, Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë 3.5 %, etj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që prodhimi shënon rënie tek Energjia për 5.1 % Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12. 8 %, Prodhimet kapitale për 1.9 %, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button